Tajler Linfesti është 17 vjeçari amerikan që është bërë i famshëm në rrjetet sociale, pasi përqeshte gjatë gjithë kohës presidentin amerikan Trump gjatë fjalës që ky i fundit mbajti në një takim elektoral në Montana.
I mundur në fushën e tij, pikërisht në atë të mimikës së fytyrës. Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka pritur aspak mirë popullaritetin e papritur të Tajler Linfesti, një student 17-vjeçar i cili ndodhej pas krahëve të presidentit në një takim elektoral në Montana.
Teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë fliste adoleshenti shprehte aprovimin apo kundërshtimin e tij me anë të mimikave të fytyrës që nuk i kanë shpëtuar telekamerave të shumta të pranishme që po ndiqnin eventin.
Në rrjetin social Twitter kanë qenë të shumtë ata që kërkonin të dinin identitetin e djaloshit me këmishë me kutia. Ai më pas u identifikua dhe u intervistua nga media të ndryshme. Për shkak të sjelljes së tij Tajler është përzënë nga salla nga një grua e stafit të Trump./abcnews.al