Mund të jetë një fenomen pa precedent.
Një basketbollist I rritur është krejt normale të jetë 2 metra e 4 cemtimetra shtatlartë, madje edhe më shumë, por kjo nuk pritet aspak nga një fëmijë 12-vjeçar.
Ja pra që kështu është. Amerikani Jacob Carter ka pikërisht këtë lartësi trupore dhe një peshë gjithashtu të pabesueshme prej 124 kilogramësh.
Ai u dallua në një turne të quajtur “Rondo Elite”, të organizuar nga Rajon Rondo, dhe ku merrte pjesë edhe djali i Rondo.
Carter dhe Rajon Rondo Junior u kombinuan shkëlqyeshëm së bashku duke dominuar turneun, e duke fituar ndeshjet.
Sesa e jashtëzakonshme është shtatlartësia e tij mjafton të bëjmë krahasimin e gjigandi I sotëm I NBA-së, Wembanyama, ishte vetëm 180 centimetra në moshën 13-vjeçare, pra 24 centimetra më pak, duke qenë një vit më i madh sesa ai.
Jacob Carter është bërë fenomeni i ri i basketbollit amerikan dhe shumë klube të kampionatit të kolegjeve po interesohen për të.
Padyshim që duhet të presin, sepse “gjiganti” është ende i vogël, ndonëse trupi i tij është prej të rrituri. /i.m /abcnews.al