Giovanni Alejandro Reyna futet në histori. 17-vjeçari i Borussia Dortmund i ka befasuar të gjithë në ndeshjen e djeshme kundër Freiburg. Ky takim përfundoi me rezultatin e thellë 4-0 dhe amerikani asistoi te tre golat e parë të skuadrës së tij.
Një herë pasoi për Emre Can dhe dy herë të tjera për Erling Haaland. Kurrë nuk kishte ndodhur që një 17-vjeçar të jepte tre asiste në një ndeshje të Bundesliga dhe normalisht te Borussia Dortmund krenohen me këtë.
?? Historisch: Gio #Reyna ist der erste 17-Jährige, der 3 Torvorlagen in einem BL-Spiel lieferte und der erste Borusse seit Marco #Reus, dem 3 Assists in einem Spiel gelangen.
— Borussia Dortmund (@BVB) October 4, 2020
Reyna ndërkohë barazon rekordin e Marco Reus, i cili ishte i vetmi që me fanellën e verdhezinjve kishte dhënë tre asiste në një ndeshje të kampionatit gjerman. I riu sigurisht që e ka nisur mirë dhe shumë shpejt do kthehet në një nga më të kërkuarit, sikurse ka ndodhur me shumë talente të Dortmundit. /abcnews.al