Adoleshenti amerikan ndërron jetë pas një sfide në TikTok

schedule15:55 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:55 - 5 Shtator, 2023

Një nxënës i shkollës së mesme në SHBA ka vdekur papritur pasi mori pjesë në një sfidë virale në TikTok.

Adoleshenti 14-vjeçar amerikan, Harris Wolobah, raportohet se ka konsumuar një patatina jashtëzakonisht pikante Paqui në shkollë, pas një sfide të TikTok. Menjëherë pas kësaj, ai pati një dhimbje stomaku, sipas nënës së tij.

Familja e Harris e mori në shtëpi, ku filloi të ndihej më mirë. Megjithatë, ai ra të fikët teksa po bëhej gati për të luajtur basketboll, sipas nënës së tij. Më pas ai u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua i vdekur.

Sipas Mirror, familja është në pritje të autopsisë dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Çfarë është ‘One Chip Challenge’?

“One Chip Challenge” debutoi në vitin 2016, por në vitet në vijim ka vazhduar të zhvillohet nga të rinjtë.

Të rinjtë blejnë patatina, të aromatizuara me piper Carolina Reaper dhe filmojnë veten duke e ngrënë. Ata më pas regjistrojnë sa kohë mund të qëndrojnë pa pirë ujë ose diçka tjetër.

Speci i përdorur në çip konsiderohet speci më djegës në botë.

Nga ana e saj, kompania, Paqui, deklaron në faqen e saj se patatina duhet të konsumohet vetëm nga të rriturit. “Pasi të prekni patatinën, lani duart me sapun dhe mos prekni sytë apo zona të tjera të ndjeshme. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni vështirësi në frymëmarrje, të fikët ose të përziera të zgjatura”, këshillon kompania.

Të famshmit që morën pjesë në sfidë

Nëse kërkoni ‘One Chip Challenge’ në TikTok do të zbuloni video me miliona shikime.

Në fakt, disa të famshëm kanë marrë pjesë në sfidën popullore TikTok. Njëri prej tyre është djali i madh i David Beckham, Brooklyn.

Në veçanti, në vitin 2022 ai ngarkoi në llogarinë e tij personale në Instagram një video në të cilën merr pjesë në sfidë.

Sigurisht që Brooklyn Beckham nuk e ka dërguar deri në fund sfidën, pasi ka pirë një gotë qumësht.

Dhe ndoshta ai bëri mirë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @brooklynpeltzbeckham

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!