Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Loran Dushën, i cili u ekstradua, dy ditë më parë nga shteti I Zimbabve për në vendin tonë. Dusha ishte ne kerkim, pasi akuzohet nga spak per korrupsion e pastrim parash ne lidhje me hetimet per ndertimin e inceneratorit te Fierit.
Ai ka mbajtur postin e administratorit te inceneratorit te Fierit, ndersa nuk ishte i pranishem ne senacen e se henes, pasi eshte shtruar ne spitalin e burgut per shkak te problemeve shendetesore.
Dusha, sipas të dhënave të policisë fshihej prej kohësh në Zimbabve, shtet ky ku një tjetër i shumëkërkuar për aferën e Incenertorëve Mirel Mertiri, kishte ngritur një kompani duke tentuar të zbatojë të njëjta procedura si në Shqipëri.
Nëpërmjet kompanisë “Integrated Energy”, e themeluar në Holandë e kontrolluar nga “truri” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, në vitin 2022 shtriu rrejtin e tyre në ZIMBAVE, ku kërkoheshin 344 milion euro për të ndërtuar një Incenerator.
Më 23 shtator të vitit 2023, Gjykata e Posaçme, e denoi Loran Dushën, me katër vite e tetë muaj burg. Po ashtu për aferën e Inceneratorit të Fierit, janë dënuar ish ministri Lefter Koks, Alqi Bllakon dhe 12 të pandehurit e tjerë.
Gjyqi ndaj tij u bë në mungesë, teksa Apeli i GJKKO më pas e riktheu çështjen për rigjykim dhe ende është në proces.Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas hetimeve të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë./abcnews.al