Administrator për të rimëkëmbur financiarisht bashkitë, shoqata e bashkive kundër

schedule15:18 - 1 Nëntor, 2019

schedule 15:18 - 1 Nëntor, 2019

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe ekspertë të ekonomisë kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të caktuar Administrator me qëllim nxjerrjen e bashkive me borxhe nga kriza financiare. Agron Haxhimali dhe Zef Preçi shprehen se vendimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë shkel autonominë vendore dhe nuk zgjidh problemin.

Nëse shuma e borxheve të një bashkie është më e lartë se 130% e shpenzimeve vjetore të miratuara dhe kryebashkiaku nuk arrin të rimëkëmbë financiarisht njësinë e qeverisjes vendore, qeveria qendrore do të caktojë një Administrator për të nxjerrë bashkinë nga kriza.

Plani i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kundërshtohet nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe ekonomistët.

Administratori sipas drejtorit të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali dhe ekspertit të Ekonomisë  Zef Preçi nuk mund të nxjerrë bashkinë nga kriza.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të ndërhyrjë në të tjera drejtime.

Borxhi i bashkive sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë arrin vlerën e 6.2 miliardë lekëve. Mbi 1.8 miliardë ose 29% të totalit të detyrimeve i ka Bashkia e Tiranës. Pas kryeqytetit renditet Pogradeci, Kavaja, Vlora e Durrësi. /ABC news Albania 24/7

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!