Administrata e re e Trump/ Kokalari: Matt Gaetz ka qenë nën hetim nga Kongresi. Grenell luftoi shumë për postin e sekretarit të shtetit, por…

schedule20:18 - 14 Nëntor, 2024

schedule 20:18 - 14 Nëntor, 2024

Aktivistja Evi Kokalari komentoi zgjedhjet e Donald Trump për kabinetin e ri qeveritar në SHBA. Në një lidhje live për “Real Story”, ajo deklaroi se Matt Gaetz, i zgjedhur një postin e Prokurorit të Përgjithshëm, është një person me qëndrime të forta dhe se shumë nuk e duan në Kongres.

“Ishte shokuese edhe për ne vetë, një nga sekretet që nuk doli fare. Kjo e Matt Gaetz nuk ka dalë dhe është për t’u uditur sepse është bërë ‘on purpose’. Gaetz dha dorëheqjen po dje pasi u deklarua se do të ishte Prokuror i Përgjithshëm. Kontravers si individ, ka mbajtur qëndrime shumë të forta. Ai ka qenë personi që ka hequr Kevin McCarthy që ishte spiker of the house në atë kohë. Ka forcë në të bërit gjërat. Në kongres nuk e pëlqejnë. Ka një hetim dhe kjo ka qenë arsyeja e problemit me McCarthy. Mesa di unë i ka kërkuar McCarthy që ta mbyllë në atë kohë dhe ka thënë se nuk kam pushtet mbi atë çështje.“, u shpreh Kokalari.

Duke u ndalur te Richard Grenell, i cili ende nuk është bërë publik posti që do të ketë, ajo tha se ai ka lobuar shumë që të bëhej sekretar i shtetit.

“Luftoi shumë për sekretarin e shtetit prandaj u vonua nominimi i sekretarit të shtetit pasi është bërë fushatë e gjerë nga Grenell edhe pse e ka kundërshtuar dhe përgenjeshtruar. Tani ai ka qenë besnik por deri në 2016 s’ka qenë fare besnik dhe me atë Grenell që kam njohur unë në Shqipëri dhe Ballkan, është ndryshe në Amerikë. Nga ajo pikë deri në 2024, besnikëria e tij ka ndjenjur se ka bërë karrierë politike. Besnikëria e tij nuk është e sinqertë. Por di të them se është i afërt me klanin e Trump, ka bërë fushatë, nuk ka qenë kryesor por e kanë çuar në Michigan. Sërish duke pasur këto parasysh, Grenell një pozicion do ta marrë sot, më i madh se sekretari i shtetit. Nga Kosova, vijnë fjalë të tjera që do ta bëjnë akoma të dërguar në Serbi dhe Kosovë. Nëse e dërgojnë në Ukrainë dhe Rusi do të jetë një katastrofë e madhe sepse kam mësuar stilin se si punon dhe funksionon Grenell dhe është e pamundur që të mos gjendet në problem dhe situate konfliktuale.”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!