“Adhuroj çdo sekondë të jetës me to”, aktori i njohur flet për marrëdhënien me vajzat e tij

schedule13:59 - 17 Nëntor, 2020

schedule 13:59 - 17 Nëntor, 2020

Aktori i njohur, Ryan Reynolds është një nga baballarët më të komentuar në Hollywood.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively kanë 3 vajza: James 5 vjeç, Inez 4 dhe Betty 1.

“Unë e adhuroj faktin që jam baba vajzash. Kam 3 vajza dhe kurrë s’e kisha imagjinuar diçka të tillë. Vij nga një familje me shumë djem. Jam më i vogli nga 3 vëllezërit e mi dhe të kem 3 vajza është sfidë për mua dhe adhuroj çdo sekondë të jetës me to. Ato janë njerëzit më të aftë që unë njoh.

Nëse diçka ecën keq në jetën time ato janë të parat tek të cilat mbështetem sepse kanë mençurinë dhe forcën për të qëndruar të qeta edhe në momente tensioni. Kanë shumë kurajo, unë thjesht përpiqem të jem i pranishëm sa mundem.

Ne nuk ndahemi kurrë. Edhe kur xhirojmë një film, jemi gjithmonë të gjithë bashkë. Besoj që kjo është pjesa më e mirë, që nuk ndahemi. Unë kaloj shumë kohë me vajzat e mia”, është shprehur aktori për Access Hollywood.

Kujtojmë që Blake dhe Ryan janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit të tyre, “Green Lantern” dhe u martuan në 2012. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!