Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pranoi në emisionin Pressing se arbitrat në Kosovë, dënohen, madje edhe për “gabimet njerëzore”, që është një shprehje që dëgjohet rëndom në futboll. Në fjalën e tij, Ademi tha: “Arbitrat gjithëkund po bëhen temë e parë bisede. Shohim vetëm gabimet e arbitrave, jo të lojtarëve. Arbitri është figura qëndrore në ndeshje dhe nëse nuk është i gatshëm të jetë i saktë për 90 minuta, janë ndëshkimet.
Tani, me rregullat e FIFA-s, nuk lejohen dënimet për hatrin e dikujt ose për qejfin e dikujt. Ne në Kosovë kemi folur me arbitra dhe iu kemi thënë që edhe gabimet njerëzore, do të ndëshkohen. Sivjet bien katër skuadra nga Kategoria dhe kemi marrë masat më të rrepta për arbitrat.
Për faktin se duhet të jenë sa më të saktë. Është bërë kjo gjë, ekspertë të arbitrave do të vlerësojnë çdo ndeshje dhe do të shohin për gabimet e arbitrave. Mund të ketë përjashtim edhe të arbitrave, madje edhe ndërrim të kategorisë. Kemi nxjerrë nga Kategoria disa arbitra.
Të gjitha këto për të mbrojtur kampionatin e futbollit. Unë kërkoj dhe organizata e arbitrave që të ndërrojmë sa më shpesh arbitrat, për të pasur sa më shumë konkurrencë mes arbitrave”./abcnews.al