Egnatia arriti të merrte një fitore të vlefshme përballë Kastriotit, e ndërsa “heroi” i rrogozhinasve mund të quhet, Ilirid Ademi.
Pikërisht Ademi është edhe lojtari i kësaj sfide, ku pas ndeshjes theksoi se skuadra gjeti forcat për të reaguar dhe për të marrë fitoren ndaj një rivali direkt për mbijetesën.
Humbja e rasteve: “Të them të drejtën kam pasur dy raste që ishin shumë të mirë dhe që në shumë ndeshje nuk humben, duhet t’i shënosh që ekipi të jetë më i qetë më pas, mirëpo me ndihmën e zotit besoj se në fund ka rëndësi që dolëm me tre pikë dhe goli në fund na gëzoi të gjithëve.”
Ecuria: “Kam dy muaj që kam ardhur këtu, në dy ndeshjet e fundit jemi përmirësuar edhe vetë kam ecur mirë kam luajtur kam shënuar. Mendoj se kjo ka ndikuar për mirë.”
Përballja me Kastriotin: “Ne e dinim çfarë na pret në këtë ndeshje dhe e dinim se nëse fitonin do të ishim më të qetë. Rivalitetin tonë e shohim me Kastriotin dhe Skënderbeun dhe kur e shohim që edhe Dinamo ngec na gëzon më shumë”
Goli: “Kur humbet shumë raste mundohesh të ngrihesh dhe të ndihmosh ekipin, por në fund të fundit edhe goli që realizova ishte shumë i bukur dhe e ndihmoi skuadrën.” /f.a/abcnews.al