Reshjet intensive të shiut gjatë pasdites së djeshme dhe natës kanë përkeqësuar situatën në Shkodër. Bashkia njofton se janë 3005 ha tokë që ndodhet në ujë.
Në Njësinë Administraive Ana e Malit vijon që Oboti të jetë më problematik. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60cm.
Sakaq, nisur nga situata, kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi ka kërkuar sërish shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
Njoftimi i plotë:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.
- Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 3005 Ha
- Tokë e pakultivuar 605 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 2120 Ha
- Grurë 150 Ha
- Bimë Dekorative 87 Ha
- Pemtore 40 Ha
- Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
- Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
- Grurë 45 Ha
- Pemtore 35 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Sera 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1350 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 290 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 885 Ha
- Grurë 95 Ha
- Bimë dekorative 80 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
- 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- Te pakultivuara 40 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
- Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 95 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
- Tokë e pakultivuar 25 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 65 Ha
- Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.