Adelina Ismaili rrezikon shumë, gjykata gati të urdhërojë marrjen e dëshmisë me forcë

schedule15:36 - 19 Janar, 2022

schedule 15:36 - 19 Janar, 2022

Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj kanë munguar sërish në gjykimin për Enver Sekiraqën.

Si arsye për mos shkuarjen në këtë seancë, është dhënë se motrat Ismaili gjenden jashtë vendit. Ka qenë bashkëshorti i Adelinës, Vali, ai që ka publikuar një fotografi, duke thënë se janë në Zvicër. Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të lëshojë urdhëresë për sjelljen e tyre në seancë me anë të policisë.

Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen. /Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!