Adelina feston përvjetorin e martesës, bashkëshorti i bën dhuratat luksoze

schedule15:41 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 15:41 - 22 Dhjetor, 2020

Tre vite më parë, këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.

Sot çifti kanë 3-vjetorin e martesës dhe në këtë ditë të veçantë ata kanë festuar së bashku.

Ka qenë Adelina që ka publikuar një foto, ku tregon se ka marrë plot dhurata luksoze nga bashkëshorti, mes të cilave një parfum.

“Wow”, shkruan këngëtarja krah postimit duke treguar se i ka pëlqyer shumë.

 

LEXO EDHE: Me foton intime, Adelina Tahiri uron bashkëshortin për ditëlindje

Më herët, Adelina i kushtoi edhe një dedikim special bashkëshortit, pasi ai kishte ditëlindjen. l.k/abcnews.al