Adele është një ndër këngëtaret më të dashura me famë botërore. Këngëtarja e hitit “Someone Like You” ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të rënies drastike në peshë. Pak kohë më parë, Adele publikoi një foto ku dukej mjaft ndryshe dhe pothuajse nuk njihej.
Ndërkohë, pavarësisht humbjes së madhe në peshë, këngëtarja vijon të ushtrohet fizikisht dhe të ndjekë një dietë të rreptë. Së fundmi, Adele ka zbuluar dhe “sekretin” që e ka ndihmuar atë të luftojë stresin dhe të rigjejë vetveten. Bëhet fjalë për librin Untamed nga Glennon Doyle, të cilin ua rekomandon dhe ndjekësve të saj.
View this post on Instagram
Në një reagim në Instagram, këngëtarja shkruan ndër të tjera: “Nëse jeni gati – ky libër do të “tundë” trurin tuaj dhe do ta bëjë shpirtin të çlirohet. Ndihem gati me veten time pasi lexova këtë libër. Duket sikur fluturova brenda trupit tim për herë të parë.” /abcnews.al/

