Adele reagon pas thashethemeve se është në një lidhje me Skeptan

schedule09:45 - 29 Tetor, 2020

schedule 09:45 - 29 Tetor, 2020

Adele ka hedhur poshtë thashethemet që qarkullonin prej kohësh se po dilte me reperin Skepta, ndërsa u tha fansave se ajo ishte një “zonjë mace beqare”. Krijuesja e hitit “Someone Like You”, e cila ishte e ftuar në “Saturday Night Live”, ndau një foto në rrjete sociale nga emisioni, duke shprehur falenderimet për mbështetjen e dhënë.

Kam kaluar kohën më të mirë në SNL! Faleminderit kastit, ekuipazhit, skenaristëve dhe producentëve më të mrekullueshëm. Çfarë njerëzish sublim jeni. Lorne faleminderit që besove në mua! Lindsay motra ime për gjithë jetën, Maya komedia ime dhe mama hero! Plus audienca kaq e lartë, si në provën e veshjes ashtu edhe në shfaqjen drejtpërdrejt!

Unë e bëra këtë me gëzim dhe shpresoj që edhe ju të merrni pak prej kësaj! Paç fat Amerikë me zgjedhjet, të dua shumë. Kujdesuni për njëri-tjetrin. Gëzuar Hallouinin! Unë do të kthehem në shpellën time tani për të qenë zonja (beqare) mace që jam! Paqja do të vijë vitin tjetër.”, shkroi Adele.

Ky reagim i saj vjen pasi Adele dhe Skepta, 38, u panë së bashku në Londrën lindore muajin e kaluar. Burimet u shprehën se gjërat janë bërë më serioze mes tyre, të cilët u lidhën për herë të parë në shtator 2019 pas divorcit të saj nga ish-burri Simon Konecki. Adele dhe Simon filluan të takoheshin në 2011 dhe e mirëpritën djalin e tyre, Angelo në 2012. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!