Adele: Pija katër shishe verë në orën 11 të mëngjesit gjatë karantinës

schedule11:33 - 29 Mars, 2023

schedule 11:33 - 29 Mars, 2023

Këngëtarja e njohur, Adele ka treguar se gjatë karantinës ka pirë katër shishe verë para drekës së saj.  34-vjeçarja kishte një gotë verë në skenën në Las Vegas teksa bënte rrëfimin e saj para publikut.

Sipas Daily Star, Adele u tha fansave të saj të shtunën në mbrëmje: “Më kujtohet kur erdha këtu në izolim, ishte ora 11 e mëngjesit dhe kisha të paktën katër shishe verë si të gjithë ne. Unë kisha thënë në vitin 2020 që doja të publikoja albumin tim. Dhe ne ishim të gjithë në shtëpi, vetëm të dehur”.

Vitin e kaluar, Adele u shpreh në një intervistë me Oprah Ëinfrey se ajo kishte hequr dorë nga pija pas vdekjes së babait të saj Mark Evans nga kanceri i zorrëve në maj 2021 në moshën 57-vjeçare.

Adele, e cila vitet e fundit ka humbur shumë peshë, e hoqi pijen nga dieta e saj. “Unë ndalova së piri. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të njohur me të vërtetë veten, është të pish vetëm ujë dhe të jesh esëll.“/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adele (@adele)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!