Adele ka humbur të atin në moshën 57 vjeçare. Mark Evans ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmin e konfirmoi një burim i afërt pranë këngëtares për gazetën britanike “The Sun”.
“Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo u tregua e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat siç duhet.”, u shpreh burimi.
Këngëtarja 33 vjeçare ka folur më parë për raportin e tensionuar me babanë e saj, pasi Mark braktisi nënën e saj kur ishte vetëm 3 vjeç. Adele është shprehur se nuk e urrente të atin por marrëdhënia e tyre u përkeqësua ndërsa u rrit.
Në vitin 2013, Mark zbuloi se kishte kancer në zorrë dhe kishte frikë se nuk do ta takonte kurrë nipin e tij, Angelo, të cilin Adele e ka me ish burrin e saj, Simon Konecki. Babai i këngëtares pretendoi në vitin 2015 se ata i kishin dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre. /abcnews.al