Adele heq dorë nga intervista afro 1 milion dollarëshe, prezantuesi nuk kishte dëgjuar albumin e saj të ri

schedule08:21 - 23 Nëntor, 2021

schedule 08:21 - 23 Nëntor, 2021

Adele thuhet se ka hequr dorë nga një intervistë, për të cilën do të paguhej me një shumë prej 725 mijë dollarësh. Arsyeja? Moderatori nuk kishte dëgjuar albumin e saj të sapo publikuar. Prezantuesi Matt Doran fluturoi nga Sydney në Londër në fillim të këtij muaji për të intervistuar këngëtaren e “Hello”.

Pas intervistës, Adele pyeti se çfarë mendonte prezantuesi për albumin e saj, 30, por ky i fundit është shprehur: “Nuk e kam dëgjuar”. Si pjesë e marrëveshjes, raportohet se labeli i saj, Sony, ka kërkuar të drejtën e intervistës duke thënë se nuk mund të transmetohej.

Doran tha për mediat australiane se ai është “i dëshpëruar dhe kërkon falje pa mëdyshje” për incidentin. “Kur u ula për të intervistuar Adelën, nuk isha plotësisht në dijeni se më ishte dërguar me email një pamje paraprake e albumit të saj të papublikuar”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!