Adele hedh hapin e radhës në lidhjen e saj me Rich Paul, çifti është fejuar

schedule15:25 - 27 Shkurt, 2023

schedule 15:25 - 27 Shkurt, 2023

Adele dhe Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja, 34 vjeçe dhe menaxheri i suksesshëm i lojtarëve të NBA, 41 vjeç, planifikojnë të martohen këtë verë, sipas DailyMail.

Lajmi i gëzueshëm u bë i ditur fillimisht përmes revistës “Deux Moi”, e cila citohet nga një burim i sigurt i këngëtares.

Thashethemet se çifti janë fejuar kanë qarkulluar gjatë vitit të kaluar, që kur Adele u pa për herë të parë me një unazë të madhe diamanti në Grammy. Ajo gjithashtu u shfaq me të në shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas gjatë fundjavës. Mirëpo, deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar fejesën.

Edhe pse ylli tenton ta mbajë jetën e saj personale larg syrit të publikut, ajo e ka deklaruar hapur shumë herë dashurinë e saj për Rich Paul.

“Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar! Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua më shumë fëmijë. Jam shtëpiake dhe muzika më ndihmon të kem një jetë të qetë. Por tani për tani, gjithçka që mund të mendoj është Las Vegas. Dua të kem sukses”, ka thënë ajo për Elle, ndërsa për thashethemet se është fejuar është shprehur:

“Nuk jam e martuar, thjesht jam e dashuruar. Unë jam e lumtur si kurrë më parë. Mund të jem edhe e martuar”.

Së fundmi Rich Paul ka festuar ditëlindjen në koncertin e Adelës në Las Vegas. Menaxheri i lojtarëve të NBA-së mbushi 41 vjeç dhe këngëtarja i dedikoi “Happy Birthday”, pak para se të bënte një rrëfim publik.

Pasi ndërpreu për pak kohë performancën e saj, ajo iu drejtua turmës dhe tha: Sot është ditëlindja e mikut tim. Dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, ndaj mund t’i urojmë një ditëlindje të lumtur? Emri i tij është Rich.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!