Adele dobësohet për një arsye të veçantë, për të birin

schedule08:50 - 16 Janar, 2020

schedule 08:50 - 16 Janar, 2020

Adele është bërë kryefjala e titujve rreth e rrotull botës që kur u dobësua drastikisht, por këngëtarja nuk ra në peshë që të blinte një masë më të vogël fustani.

Një burim tha për People se Adele ndryshoi dietën dhe rutinën e ushtrimeve që të ishte një nënë më e mirë për djalin e saj 7-vjeçar, Angelo.

“Është shumë e thjeshtë të fokusohesh te transformimi fizik, por pas tij fshihet diçka më e rëndësishme,” zbuloi burimi. “Arriti në atë pikë sa s’ndihej mirë. E dinte që duhej të ndryshonet diçka sepse synon të jetë sa më e shëndetshme për të birin.”

 

“Rënia në peshë s’kishte kurrë synim të qenit më e dobët. Donte të ishte më e shëndetshme dhe ta trajtonte më mirë trupin e saj. Adele hoqi dorë nga alkooli dhe po ha ushqime organike. Sidoqoftë, ka filluar t’i pëlqejë mënyra si duket tani. Ka më shumë vetëbesim, vishet ndryshe dhe është më e lumtur.”

Adele i habiti të gjithë kur u shfaq në festën e ditëlindjes së Drake me 30 kg më pak dhe që nga ajo ditë, njerëzit s’kanë pushuar së foluri për të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!