Ish-mbrojtës i Interit, Daniele Adani, ka folur për “La Gazzetta dello Sport” për momentin e vështirë në sulmin e zikaltërve.
“Kush do të vendosë ndaj Benfikës? Me Porton ishte Lukaku, këtë herë them Lautaro. Ai vjen nga një periudhë e dobët, por duhet të kthehet të shënojë. Në moshën 25 vjeçare ka shënuar 8 gola në Champions League. Kjo nuk është shumë për një lojtar që me të drejtë ka ambicien të konsiderohet ndër më të mirët.
Lautaro është futbollisti klasik që e maskon gjendjen e tij me ligësi dhe sakrificë. Ai ka një qëndrim fituesi, por dje në atë goditje, para se të gabonim para Ochoas, pamë që këmba i është dobësuar pak”, përfundoi Adani./ h.ll/abcnews.al