Adani: Dybala-Lautaro një dyshe e madhërishme

schedule10:36 - 9 Qershor, 2022

schedule 10:36 - 9 Qershor, 2022

Daniele Adani u intervistua nga “Gazzetta dello Sport” për të folur rreth lëvizjeve të Interit në merkato.

“Dybala është super lojtar, ai dhe Lautaro janë një çift i jashtëzakonshëm.

Mbrojtja nuk do të kishte asnjë pikë referimi me ata të dy në sulm. Dybala dëshrion transferimin te Interi dhe për zikaltërit do të ishte një goditje e madhe.

Nëse Lukaku rikthehet skuadra do të ngrihej edhe më shumë, sulmi do të ishte një nga më të mirët në Evropë. Nëse belgu vjen, atëherë Dybala do të luante si një lojtar i lirë, mbrojtësit do të trulloseshin prej tij”, është shprehur ish-mbrojtësi zikaltër./ h.ll/abcnews.al