“ADAM9”, studiuesit shpjegojnë shkencërisht pse disa të rinj sëmurën rëndë dhe vdesin nga koronavirusi

schedule10:46 - 27 Tetor, 2021

schedule 10:46 - 27 Tetor, 2021

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh i kanë dhënë përgjigje njërës prej pyetjeve më të rendësishme të pandemisë: Pse të disa të rinj, në dukje të shendetshëm, sëmurën rëndë ose vdesin nga koronavirusi, ndryshe nga pjesa tjetër e të rinjve që konsiderohet se kanë imunitet të fortë?

Gjatë hulumtimeve, shkencëtarët kanë zbuluar disa faktorë gjenetikë që i japin përgjigje kësaj pyetjeje, raporton abcnews.al.

Faktori “ADAM9”

Studimi i udhëhequr nga Dr. Rafael Karapito, i Universitetit të Mjekësisë të Universitetit të Strasburgut dhe i botuar në revistën Science Translational Medicine, mori në konsideratë të dhënat duke përdorur metodat e inteligjencës gjenetike artificiale për 72 pacientë nën moshën 50 vjeçare.

47 prej tyre ishin sëmurë rëndë dhe kishin nevojë për intubim, kurse 25 kishin simptoma më të lehta dhe nuk kishin nevojë për shërbim intensiv. Në të njëjtën kohë, studiuesit vëzhguan edhe të dhënat e 22 individëve të shëndetëshëm për t’i marrë si krahasim.

Pas një analize të plotë të gjeneve të pacientëve, si dhe analizave të tjera hematologjike, citologjike, etj., u konstatua se të sëmurët rëndë, shfaqnin inflamacion më të rëndë, më shumë mpiksje gjaku dhe, përveç kësaj, kishin pesë gjene më aktive.

Faktori gjenetik më i rëndësishëm i lidhur me  gjëndjen e rëndë dhe potencialisht vdekjeprurëse nga Covid-19 duket se lidhet me gjenin ADAM9. Kjo u konfirmua nga analiza e një grupi të dytë prej 81 rastesh të rënda të Covid-19, krahasuar me 73 pacientë që ishin shëruar.

Studiuesit zbuluan se “inaktiviteti” i gjenit ADAM9 në qelizat epiteliale të mushkërive të njeriut, të cilat më parë ishin infektuar me koronavirus, ngadalësoi përhapjen e virusit. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët thanë se ky gjen duhet të studiohet më tej si një objektiv i mundshëm prioritar për një qasje të re terapeutike ndaj Covid-19.

Këtu mund të gjeni studimin e plotë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!