ACRE: Në dritën e destabilitetit në vend, qeveria teknike e domosdoshme

schedule13:06 - 1 Mars, 2019

schedule 13:06 - 1 Mars, 2019

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë, ACRE, grupi i tretë më i madh në Parlamentin Europian, përmes një deklarate ka mbështetur vendimin e opozitës shqiptare për t’u bashkuar në një koalicion kundër qeverisë si dhe ndërmarrjen e hapave konkret për luftën ndaj korrupsionit qeveritar.

Aleanca mbështet gjithashtu anëtaren e saj, Partinë Republikane të Shqipërisë në luftën për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë, shpreh shqetësimin e vazhdueshëm për largimin masiv të qytetarëve shqiptarë, e shkaktuar, sipas saj për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.

Nën dritën e destabilitetit politik, krizës qeverisëse dhe listës së gjatë të skandaleve të bëra publike së fundmi, thotë deklarata, Aleanca beson se vetëm një qeveri e re me bazë të gjerë politike mund të garantojë fundin e qorrsokakut ku është futur politika shqiptare si dhe të rifitojë besimin e qytetarëve për zbatim të proceseve demokratike europiane dhe shtetit të së drejtës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!