Një anësor i djathtë është objektivi momental i Interit. Kampionët e Italisë do të shesin Achraf Hakimi (PSG) dhe nevojitet një zëvendësues për 22-vjeçarin maroken.
Emri i fundit që po qarkullon është Jonathan Clauss, 28-vjeçari i Lens (3 gola dhe 6 asiste këtë sezon). Zikaltrit po e monitorojnë situatën e lojtarit francez, i cili ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në Ligue 1.
Clauss vlerësohet rreth 5 milion euro nga klubi i Lens, shumë që Interi nuk e ka aspak problem ta paguajë. L’Equipe raporton se drejtuesit e klubit italian do të nisin së shpejti bisedimet për mbrojtësin e djathtë. /abcnews.al