Francesco Acerbi po kryen vizitat mjekësore me Interin, teksa më pas pritet që lojtari të firmosë me zikaltrit.
Lazio, Inter dhe Acerbi kishin shtrënguar duart në ditët e mëparshme, por presidenti i Nerazzurrëve, Steven Zhang e kishte lënë në pritje transferimin për të shmangur rritjen e faturës së pagave.
Ai ndryshoi mendje pasdite, i bindur nga Beppe Marotta dhe agjenti i Acerbit, Andrea Pastorello.
Acerbi u takua me Beppe Marotta-n në selinë e Interit në drekë sot, përpara se të kalonte testet mjekësore. Ai tashmë po finalizon detajet e këtij transferimi. /f.a/abcnews.al