Acari “pushton” vendin, Balluku: Si paraqitet gjendja në akset rrugore, zona më e ftohtë

schedule16:06 - 23 Janar, 2022

schedule 16:06 - 23 Janar, 2022

Ministria e Infrastrukturës ka bërë bilancin pas reshjeve të dendura të dëborës, ku raportohet se të gjithë akset janë të hapur për qarkullim.

Në të gjithë akset e vendeve malore, apelohet për përdorimin e gomave  të dimrit në makinë.  Me zinxhirë kalohet vetëm në aksin Ura e Çerencit-Klenjë.

Ndërkohë për sa u përket temperaturave, Ministria e Infrastrukturës raporton se zona me e ftohtë do të jetë në Shishtavec ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius. Temperatura të tjera të ulëta do të shënohen në Ersekë dhe në Dardhë përkatësisht -12 gradë celcius.

Furnizmi me ujë

Në Kukës është çarë linja kryesore për shkak të ngricave. Në rrethet e tjera furnizimi me ujë është normal. Në stacionet e Pompimit nuk ka probleme përfshi edhe furnizimin me energji elektrike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!