Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku në analizën vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës, theksoi se një tjetër vëmendje të veçantë të qeverisë shqiptare ka marrë edhe Posta Shqiptare.
Balluku u shpreh se Posta Shqiptare ka nevojë të reformohet dhe se është me rëndësi përshtatja e saj me inovacionin.
“Kemi vendosur që në 2024 të procedojmë me krijimin e një agjencie sa i përket transportit publik që do të ofrojë një biletë elektronike duke i dhënë një mundësi të re transportit me ngritjen e stacioneve të mirëfillta. Do të ketë rinovim të flotës së transportit publik, e gjitha kjo paketë do të jetë në ditët në vazhdim një nga projektet që ne do të prezantojmë në vijim. Posta shqiptare ka nevojë të reformohet. Një grup i mirë që shërbehet nga posta janë pensionistët që duhet t’i njohim një sërë pamundësish që kanë, si psh aksesi i teknologjisë dhe ne kemi vendosur të fokusohemi në rritjen e cilësisë dhe të shmangim abuzimet që janë faktuar nga vetë drejtues të Postës Shqiptare. Përshtatja e Postës me inovacionin është në parimin e qeverisë shqiptare”, tha më tej Balluku.
/abcnews.al/