Krijimi i një regjistri publik për të gjithë individët që kanë ushtruar vepra penale të ngacmimit seksual dhe përdhunimit në Shqipëri, është nisma më e re e ndërrmarë në Shqipëri.
Për këtë duhen plot 20 mijë firma dhe prej disa muajsh gra e vajza të ndryshme kanë nisur apelimin për firmat.
Të ftuara në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, drejtuesja e qendrës “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Iris Luarasi dhe gazetarja Aulona Musta kanë ofruar mbështetjen e tyre publike për vajzat që kanë rënë pre e këtyre abuzimeve.
Ato kanë bërë thirrje që të gjithë të flasin hapur për rastet, pasi kryesisht abuzuesit janë personat e ngushtë të familjes.
“Në një mentalitet të prapambetur si i yni vajzat nuk treegojnë dhe më vjen mirë që mediat i kanë dhenë jehonë. Edhe personazhet e njohur publik u sensibilizuan dhe dolën në protestë. Ne nuk e dimë por abuzimet ndodhin nga rrethi i ngushtë si daja apo xhaja. Unë shpresoj që ky ligj të miratohet edhe pse ky ligj do 20 mijë firma”, tha Aulona.
“E di ca them kur shoh kështu lloj vajzash them Shqipëria ka shpresë. Kur shoh vajza që rrinë në këmbë 24 orë për të mbledhur firmat, e kuptoj se çfarë po rritet në këtë vend. Të gjithë kur i shohin pyesin për zgjedhjet është kjo dhe kur i themi jo, janë të gatshëm.
Duhet patjetër të kërkojën ndihmë. Shumica e vajzave mendojnë se e kalojnë vetëm, por jo në qoftë se nuk flet me një profesionist të fushës nuk kalohet. Në qoftë se edhe në mënyrë anonime me anë të një telefonate të kërkojnë ndihmë”, u shpreh Luarasi. l.k/abcnews.al