Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Abuzuesi mbetet në qeli/ Lezhë, u arrestua si hajdut, gjenden prova abuzimi me 13 vjeçaren

schedule10:52 - 17 Shkurt, 2025

schedule 10:52 - 17 Shkurt, 2025

LEZHË- Gjykatën e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin, Simon Gjoka, i cili u arrestua si hajdut, por më pas rezultoi se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur 13-vjeçare.

Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjimin, u zbulua se komunikonte më të miturën me biseda me kontekst seksual.

E mitura ishte vajza e një lidhjeje miqësore që Simon Gjoka kishte më të ëmën e cila ishte invalidë.



Menjëherë është bërë shoqërimi dhe marrja në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së saj të 13-vjeçares që ka dëshmuar se lidhja me 38-vjecarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Në telefonin e të miturës janë gjetur videot intime dhe foto, por vajza ka pranuar gjithashtu se 38-vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion.

Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja serish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion.

Nëse vërtetohen këto akuza pritet që çështja t’i kalojë krimeve të rënda. E mitura shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout ne Lac, gjë që ka lehtësuar kontaktet e 38-vjeçarit Simon Gjoka me të miturën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!