Abuzuan me një 13-vjeçar dhe i grabitën banesën e tezes, pranga dy të rinjve

schedule18:10 - 31 Korrik, 2019

schedule 18:10 - 31 Korrik, 2019

Policia e Tiranës ka zbuluar një ngjarje të rëndë pas një denoncimi të një qytetareje për vjedhje banese. Në pranga të uniformave blu përfunduan dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç, të cilët dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me një 13 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit, të arrestuarit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç e kanë ftuar të miturin në banesë me preteksin për të luajtur video-game dhe më pas kanë abuzuar me të. Ata i kanë bërë edhe një video me të cilën e shantazhonin se do e publikonin në rrjetet sociale.

Dy të rinjve u është bashkuar edhe një 45 vjeçar Bledar Matja, i shpallur në kërkim prej 3 ditësh. Nëpërmjet shantazhit, 3 personat nën hetim, i kërkonin 5 mijë euro të miturit për të mos i publikuar videon në rrjetet sociale. 13 vjeçari po qëndronte për pushime te tezja e tij dhe personat e akuzuar i kanë kërkuar që t’u jepte çelësat e shtëpisë ku ata kanë hyrë dhe kanë vjedhur bizhuteritë.

Pas denoncimit në polici, efektivët kanë vënë re se grabitja ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës. Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari. Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!