Abuzuan me fondet e fushatës më 25 prill, KQZ propozon gjobat, shuma që duhet të paguajë secila parti

schedule11:49 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 11:49 - 7 Dhjetor, 2022

KQZ ka propozuar gjobat për 15 partitë politike që kanë abuzuar me fondet e fushatës në zgjedhjet e 25 prillit të viti 2021.

Sipas raportit të KQZ-së, të gjitha subjektet kanë shkelur ligjin, duke tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore dhe duhet të gjobiten sipas Kodit Zgjedhorit.

E vetmja parti që është gjetur korrekte për shpenzimet elektorale është Partia e Lirisë, shkruan ABC.

Kjo, pasi siç thuhet në dokument Partia Socialiste e Shqipërisë” ka e. Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.

Sipas llogarive, PS e ka tejkaluar kufirin me 45 milionë lekë të vjetër.

Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike (Gjoba në lek të rinj)

  1. PS: 5.5  mln lekë
  2. PD: 700 mijë lekë
  3. PDK:  100 mijë lekë
  4. Lzhk: 100 mijë lekë
  5. L. LEGALITRTI : 500 mijë lekë
  6. PR:  500 mijë lekë
  7. Lzhk:  500 mijë lekë
  8. Balli Komb. Demokrat: 500 mijë lekë
  9. Nisma Thurje:  600 mijë lekë
  10. Bindja Demokratike:  600 mijë lekë
  11. Lëvizja Demokratike:  600 mijë lekë
  12. PSD: 600 mijë lekë
  13. Balli Kombëtar: 600 mijë lekë

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!