Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzoi seksualisht me 29-vjeçaren/ Pranga autorit, në pranga dhe pesë të tjerë për “moskallëzim krimi”

schedule15:18 - 3 Nëntor, 2025

schedule 15:18 - 3 Nëntor, 2025

TIRANË– Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.

I riu ka sipas policisë ka kryer marrëdhënie kundrejt dëshirës me 29-veçaren në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në një lokal ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.

Vihen në pranga dhe 5 të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit  u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.

Personat e tjerë të arrestuar, të pranishëm në lokal në momentin e ndërhyrjes së Policisë, dyshohet se kanë patur dijeni për këtë veprimtarinë kriminale në lokal, por nuk kanë kallëzuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!