Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren, arrestohet autori në Shijak

schedule10:28 - 26 Nëntor, 2025

schedule 10:28 - 26 Nëntor, 2025

Një 44-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.

Autori akuzohet për  veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!