Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzoi me të renë, polici mohon akuzat/ Oficeri Jetmir Uta u arrestua në Dibër pas denoncimit të një 19-vjeçareje

schedule15:22 - 30 Nëntor, 2025

schedule 15:22 - 30 Nëntor, 2025

Pas arrestimit të punonjësit të policisë Jetmir Uta në Dibër ditën e djeshme ky i fundit vijon të mohojë akuzat para grupit hetimor duke u shprehur se nuk ka abuzuar me të renë.

Për Jetmir Utën nga Prokuroria ende nuk ka vendosur se kur do të mbajë masën ndaj tij. Oficeri I policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, ngjarje për të cilën e reja e denoncoi në polici.

Sipas të dhënave nga Prokuroria e Dibrës 19-vjeçarja është shprehur se oficeri 24-vjeçar i ka shkruar në whatsapp duke e kërcënuar se ka video dhe foto të saj dhe nëse nuk e takonte do ti publikonte. Sipas dëshmisë së 19-vjeçares kjo ka qënë arsyeja që hipi në makinën e oficerit.

Vajza e cila u paraqit në polici bashkë me të ëmën tregoi për abuzimin, 19-vjeçarja pritet të merret sërish në pyetje për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike. Para grupit hetimor e reja ka treguar dhe bisedat me 24-vjeçarin.

Oficeri Uta në kohën që ka kryer veprën penale ishte agjent në seksionin për mbështetje operacionale të hetimit në Drejtorinë Vendore Dibër, pas denoncimit ai ishte larguar drejt Kosovës dhe u ndalua në momentin e hyrjes në vendin tonë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!