Abuzoi me djem të moshës 5 deri në 11 vjeç, Britania dënon me 31 muaj burg priftin katolik

schedule10:43 - 1 Maj, 2024

schedule 10:43 - 1 Maj, 2024

Një ish-prift katolik i dënuar për abuzim seksual me  katër djem nga mosha 5 deri në 11 vjeç në vitet 1970 dhe 1980 u dënua së fundmi me 31 muaj burg nga një gjykatë në Londër.

James Murphy me origjinë nga Cork, Irlandë, u deklarua fajtor shkurtin e kaluar. 77-vjeçari ishte dënuar më parë, në vitin 2000, për sulme seksuale ndaj pesë djemve gjatë kohës së tij si klerik në zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar. Pas vuajtjes së dënimit prej 30 muajsh, ai u kthye në Kork, natyrisht i shkarkuar nga Dioqeza vendase.

Hetimi më i fundit nga Autoritetet filloi me ankesën e paraqitur nga një tjetër viktimë e klerikut pervers në vitin 2019. Autoritetet britanike zbuluan se ai kishte abuzuar me fëmijë të tjerë në kohën kur shërbente në një kishë në Sydenham dhe konsiderohej nga komuniteti vendas si një klerik i respektuar.

Policia mblodhi deklaratat e viktimave, dëshmitë e ekspertëve dhe udhëtoi në Cork dy herë gjatë pandemisë për të marrë në pyetje Murphy. 77-vjeçari u deklarua fajtor për tre akuzat e abuzimit kur u përball me provat, por mohoi të ketë abuzuar me viktimën e katërt.

Në gjyqin e fundit, një nga viktimat i tha gjykatës se kishte zbuluar abuzimin kur ishte 10 vjeç, por ishte detyruar nga autoritetet e kishës në Londër të takonte përdhunuesin e saj “për ta falur”.

Një tjetër viktimë e përshkroi Murphy-n si një njeri jashtëzakonisht të rrezikshëm, i cili u paraqit si një prift i virtytshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!