Abuzoi dhe vrau të miturin, autori kapet pas 22 vitesh

schedule22:42 - 20 Nëntor, 2020

schedule 22:42 - 20 Nëntor, 2020

Një 58-vjeçar është burgosur pasi u dënua me 12 vite e gjysmë heqje lirie, si autori i një nga krimet më famëkeqe të Holandës në vitet e fundit.

Jos Brech u shpall fajtor nga një gjykatë në qytetin jugor të Maastricht për abuzimin seksual të 11-vjeçarit Nicky Verstappendhe rrëmbimin e tij në veprime që çuan në vdekjen e të miturit.

Nicky Verstappen u zhduk nga një tendë në një kamp veror në gusht të vitit 1998. Trupi i tij u gjet në pyje të nesërmen, 11 gusht.

Vrasja mbeti e pazbuluar për 20 vjet, ndërsa prindërit e djalit Berthie dhe Peter Verstappen dhe motrën gjatë këtre viteve kanë luftuar për drejtësi.

Rasti u theksua nga reporteri legjendar i krimit Peter R. de Vries i cili përdori programin e tij të njohur televiziv për ta mbajtur atë në vëmendjen e publikut.

Zbulimi më në fund erdhi përmes provave të ADN-së dhe një ndryshimi në ligjin holandez që lejoi që një i dyshuar të gjurmohej përmes ADN-së së një anëtari të familjes.

Policia holandeze në provincën jug-lindore të Limburg kishte mbledhur gjurmë ADN-je nga skena e krimit. Më pas ai bëri testimin vullnetar në masë të 14,000 burrave në zonën e Limburgut dhe Brech u identifikua përmes ADN-së së një të afërmi.

Brech, u raportua i zhdukur në prill 2018 por një informatë zbuloi se ai kishte udhëtuar në Spanjën veriore dhe kishte jetuar në një tendë në pyll. Një holandez e kishte parë atë në fshatin Castelltercol, në veri të Barcelonës dhe kishte folur me të në korrik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!