Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Abuzohet me shërbimin jo me çmimin”, diskutim për faturat e “kripura”: Problemi qëndron te pagat e ulëta

schedule10:51 - 27 Maj, 2022

schedule 10:51 - 27 Maj, 2022

Gazetaret Alma Çupi dhe Flora Xhemani ishin të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku folën për sezonin turistik që sapo ka nisur. Çupi tha se këtë vit do të ketë një bum turistik duke pasur parasysh se janë lehtësuar masat kundër virusit.

“Do të jetë një super bum turistik, nuk do të kemi vende fare në jug sepse do të vijnë shumë të huaj në Shqipëri për shkak të lehtësimeve. Kjo prurje do t’i bëjë shumë mirë Shqipërisë. Them se do të ketë shumë bum.”, tha gazetarja.

Ndërsa Xhemani theksoi se ky trend i rritjes së çmimeve do të reflektohet dhe në vitet e ardhshme. Gjatë diskutimit me moderatorin Alban Musa në studio, ajo argumenton se bizneset abuzojnë me shërbimin por jo me çmimin.

“Ndoshta dhe hotelet vetë nuk do të pranojnë prenotime sepse e dinë që në minutën e fundit, dhomën 100 euro do ta japin 200. Nuk di nëse duhet t’i kritikojmë, mendoj se do të jetë më e ligjëruar sepse ishin 2 vjet pothuajse pushim. Dy muaj punë nuk mbajnë 10 muaj që kanë qenë bosh.”, tha Xhemani.

Ndërkohë, Ismail Hoxha nga Discover Albania gjatë një lidhjeje me Skype nga Dhërmiu theksoi se problemi qëndron te pagat dhe jo te çmimet.”Mendoj se janë çmime të pranueshme për tregun. Çmimi vendoset nga kërkesa dhe oferta. Në qershor pritet të vijnë 9 mijë anglezë.

Ata janë të kënaqur me çmimet, akomodimin, natyrën dhe çdo gjë tjetër. Mendoj se problemi është te pagat. Ndoshta ka ardhur momenti që të shohim se nuk janë çmimet e larta por pagat janë të ulëta.”, tha Hoxha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!