Abuzimi me tenderat/ Prokuroria jep pretencën, kërkohet 4 vjet burg për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

schedule12:36 - 13 Nëntor, 2023

schedule 12:36 - 13 Nëntor, 2023

TIRANË- Për ish-Sekretaren e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë,  Joana Duro, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi.

Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për veprën penale “korrupsion aktiv”. Sipas SPAK, ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e supervizimit të disa qendrave shtendosure në Tiranë e Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!