Abuzimi me tenderat e uniformave, lihen në qeli 8 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

schedule16:43 - 30 Korrik, 2021

schedule 16:43 - 30 Korrik, 2021

Tetë nga nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të vënën nën hetim nga SPAK për abuzimin me tenderat e uniformave të policisë së shtetit do qëndrojnë pas qelive të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë dhe 9 të pandehurit do hetohen me të njëjtën masë sigurie që SPAK kërkoi ndaj tyre në fillim të hetimeve. Në këtë mënyrë përveç drejtoreshës Edlira Naqellari, në burg do vijojnë të qëndrojnë edhe Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj. Ndërsa në masën e arrestit të shtëpisë do qëndrojë vetëm Anisa Bogdani.

Lexo edhe: DOSJA/ Tenderi abuziv për uniformat e policisë, dëshmia e kryetarit të KVO: Fituesi s’kishte flet-analizë për produktin

Sipas SPAK këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve. Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatur shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat  e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra.

Lexo edhe: “Këmisha kushton pak…”! Provat e tenderit të uniformave që çuan 9 zyrtarë pas hekurave: Ka risk

Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin. ndërkohë hetimet janë në vijim dhe SPAK është duke kryer hetime intensive edhe për persona të tjerë dhe zyrtarë të Ministrisë  së Brendshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!