“Abuzimi me të moshuarit është një veprim i metë”, çfarë shkruante në rrjet qendra ku u dhunua nëna e dëshmorit të UÇK-së muaj më parë

schedule18:07 - 2 Nëntor, 2022

schedule 18:07 - 2 Nëntor, 2022

Dhuna e një infermiereje të re ndaj një të moshuare e cila rezulton të jetë nëna e dëshmorit të UÇK-së Taulant Nuraj, ka “pushtuar” rrjetin ditën e sotme, ku kanë qenë të shumta komentet indinjuese.

Dhuna barbare e të resë ndaj të moshuarës ka irrituar të madh e të vogël.

Por vetëm disa muaj më parë qendra ku e moshuara qëndronte e cila u dhunua barbarisht nga një punonjëse, shkruante se: Dhuna ndaj të moshuarve është një veprim i metë”.

Por mesa duket kjo qendër ecën me parimin “bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë”.

Një ngjarje e tmerrshme, e rëndë dhe për më tepër e paimagjinueshme, vetëm kur mendon se djali i nënës së dhunuar dha jetën për Lirinë e Kosovës në mënyrë që të rinjtë të jetonin të lumtur, ndërsa sot sheh se “gjaku” i tij është shtypur.

Ja çfarë shkruante qendra “Orenda” muaj më parë:

Sot është:  DITA NDËRKOMBËTARE PËR NDËRGJEGJËSIMIN MBI ABUZIMIN ME TË MOSHUARIT!

Abuzimi i të moshuarve sipas OBSH-së mund të përkufizohet si: “një veprim i vetëm, ose i përsëritur, ose mungesa e veprimit të duhur, që ndodh brenda çdo marrëdhënieje ku ka një shpresë besimi që shkakton dëm, ose shqetësim për një person të moshuar”.

Ne gjatë gjithë jetës urojmë fëmijët për jetëgjatësi dhe shëndet, mirëpo kur vie me një moshë që gjithësesi quhet mosha e tretë kërkohet një trajtim me shump se një fëmije. E për fat të keqë ndonjëherë hasim në abuzime ndaj moshës së tretë.

Rezidenca Orenda ndër qëllimet kryesore te saja ka ofrimin e përkujdesjes sociale dhe dashuris ndajë të moshuarve.

Kujdes nuk do të thotë vetëm blerje e gjësendeve

me çmime të larta, vetura luksoze, shtëpi apo villa etj… 

Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë.

STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!