Abuzimi me fondet në SASPAC/ Burg për Beqajn dhe dy vartësit, masa sigurie edhe për 4 të tjerë

schedule11:56 - 4 Korrik, 2024

schedule 11:56 - 4 Korrik, 2024

Abuzimi me fondet e SASPAC, ka çuar në vendosjen e prangave për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn dhe dy vartësit e tij, në kohën kur drejtonte agjencinë, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.

Ndërkaq, masat e sigurisë “arrest në shtëpi”, janë caktuar për  Gazmend Haxhia dhe Elton Marini ndërsa “detyrim paraqitje” është vendosur për Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.

Beqaj u arrestua mëngjesin e së enjtes në banesën e tij. Ish ministri, në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollajn, lëshonin fatura fiktive për fonde që merreshin nga vende të BE, për aktivitete që nuk kryheshin, por thjesht merrinin mbrapsht sasinë e parave.

Lidhur me këtë dosje, pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në biznese. Beqaj doli në komunikime me vartës të tij në kohën kur drejtonte zyrën e SASPAC.

Biseda ishte në lidhje me “kopsitjen” e disa dokumentave dhe praktikave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!