Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar sugjerimet e gjyqtares paraprake, Flojera Davidhi, për të ndryshuar akuzën ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Klodian Rrjepajt dhe Ilir Rrapajt.
Tashme avokatët kanë 10 ditë kohë për të kundërshtuar akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, duke bashkëpunuar si grup i strukturuar kriminal.
SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.
Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian. Kjo çështje, përvec Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Elton Martini, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”./abcnews.al