Profesori dhe eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve të orës 19:00 në Abc të moderuar nga gazetarja Juli Xhokaxhi, ka denoncuar një skandal që ndodh në supermarketet shqiptare ku abuzohet me çmimet.
Sejdarasi tha se ai vuri re që kishte mospërputhje të çmimit të produkteve që reklamoheshin në raft me atë të kasës ku duhej paguar në fund.
Sipas tij çmimi në raft ishte i lirë, ndërsa kur duhet ta paguaje në kasë ai rritje. Ai tha se kjo është një vjedhje e qëllimshme, për këtë ka njoftuar edhe autoritete.
Sejdarasi shtoi më tej se këtë shqetësim të tij e kanë edhe qytetarët e tjerë shqiptarë, ku 4 mijë persona e kanë kontaktuar dhe i kanë thënë të njëjtën gjë, se po përballen me abuzime në supermarkete.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Ke bërë një konstatim shumë interesant, ku çdo njëri nga ne ka vënë re diçka që nuk shkon kur blejmë në supermarkete, si e konstatove?
Sejdarasi: Është një çështje që unë nuk gjej dot fjalë që ta shpreh, çështja e deklarimit të çmimit në raftet e një supermarketi dhe pagesa që bëhet në kasë është një abuzim i madh. Kam parë që kisha 4 mijë njerëz që më thoshin se kishin të njëjtin problem. Ju shkoni në supermarket dhe nuk e kemi mundësinë fizike për të parë nëse çmimi në raft është i njëjtë me atë në arkë. Pashë në supermarket një gjë që nuk shkonte, mora një produkt me çmim të favorshëm, produkti ishte 330 lekë, në arkë 495. Pastaj filloi dyshimi dhe fillova të filmoja të gjitha çmimet e supermarketit. Në momentin që reagoi në supermarket, u thashë që këtu është një abuzim i madh.
Xhokaxhi: Ata nuk kishin harruar t’i ndërronin çmimet?
Sejdarasi: Ka një teori në supermarket që çmimet e ofertës na i vendosën tani.
Xhokaxhi: Kemi të bëjmë më neglizhencë apo me vjedhje?
Sejdarasi: Kjo është vjedhje dhe vjedhje banale. Unë kam telefonuar inspektorin dhe një ditë më pas ata kanë shkuar për verifikim. Nuk bëra vetëm këtë verifikim. Unë çekoj të gjithë barkodet ku blej, sepse jam djegur nga produktet. 90% e produkteve nuk janë të certifikuara, nuk del origjina në barkod. Një tjetër ngjarje është kur kam shkuar në një supermarket italian për të blerë proshutë derri dhe më doli e hidhur, marr presidentin në telefon dhe i them që ju duhet të hiqni nga rrjeti këtë brand, ai tha se nuk mund ta heq, pasi të njëjtën brand kanë 9 kompani të tjera, që kanë blerë të drejtën e etiketës.
/Taulant Halili/Abcnews.al/