Abuzimi i 15 vjeçares, Iris Luarasi tregon nismën e shoqërisë civile

schedule16:50 - 3 Qershor, 2020

schedule 16:50 - 3 Qershor, 2020

Abuzimi i 15 vjeçares nga roja i shkollës në Babrru ka ngjallur shumë debat në vendin tonë. Në kuadër të mbrojtjes së dhunës së ushtruar ndaj adoleshentes, pasditen e së enjtes pritet që të zhvillohet një marshim nga shoqëria civile.

Aktivistja Iris Luarasi në një intervistë për Abc News, është shprehur se ky është një nismë e marrë nga studentet e gazetarisë, për të treguar se pedofilët janë të papranueshëm në shoqërinë tonë.

Lexo edhe: DËSHMIA/ “Abazi abuzoi edhe me shoqet e mia”: Zgjerohet skandali i abuzimit me të miturat

Luarasi ndër të tjera ka theksuar se adoleshentja në Babrru nuk është dhunuar vetëm seksualisht por edhe moralisht në këtë ngjarje.

“Është një marshim pr të treguar se ka njerëz që mbështesin mijëra gra dhe vajza që janë viktima të dhunës. Kjo është një nismë që është marrë nga disa vajza studente të gazetarisë. Posteri i bërë në orën 16:00 dhe në datën katër është një gjë e goditur porsa i përket dhe marketingut. Kjo është një mënyrë për të treguar se nuk jemi më shoqëria që bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. 15 vjeçarja nuk dhunuar vetëm seksualisht, por dhe moralisht. Ne në Shqipëri nuk e kemi shumë në kulturë që të publikojmë identitetin e pedofilëve. Një nga banerat është me figurën e këtij pedofili dhe me fjalët që ai ka shkruar “Mirëserdhe në ferr zemër”. Dhe më pas do të ftojmë njerëzit që të shkruajnë atë që ndiejnë”, është shprehur Luarasi.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se ne e kemi të vështirë të ruhemi nga këto njerëz që mund të ndodhen kudo rreth nesh dhe me këtë marshim ato do të kuptojnë se janë të dënueshëm dhe të papranueshëm në shoqërinë tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!