Abuzimi i 14 vjeçares në Maliq/ Prokuroria administron provat, ka dëshmi edhe të personave të tjerë në dijeni të rastit

schedule10:31 - 8 Nëntor, 2024

schedule 10:31 - 8 Nëntor, 2024

Prokuroria e Korçës ka bërë administrimin e të gjitha provave të grumbulluara deri në këtë fazë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Sheqeras, ku një 14 vjeçare dyshohet se është abuzuar nga 44 vjeçari Edison Sheme.

Janë marrë nga ana e OPGJ-së dëshmitë e familjarëve, janë administruar në dosje letrat që autori ia dërgonte minorenes. Po kështu serveri kamerave të sigurisë së magazinës është dërguar te një specialist i IT.

Burime konfidenciale, thonë se organi i akuzës përveç familjarëve, ka edhe dëshmi të tjera të cilët kanë dijeni të këtij abuzimi./abcnews.al