Abuzimet Tiranë-Elbasan/ Lirohet ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika

schedule15:28 - 23 Nëntor, 2018

schedule 15:28 - 23 Nëntor, 2018

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Dashamir Xhikën, ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të akuzuar për abuzime me tenderët gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Togat e zeza të kryeqytetit ndryshuan masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest në burg” dhënë me herët nga Krimet e Rënda në “arrest shtëpie”. Ndërsa për dy të të akuzuarit e tjetër të të njëjtës dosje, ish-vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, gjyqtarja Rexhila Merlika la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Dosja në ngarkim të ish-zyrtarëve të ARRSH-së u hetua fillimisht nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Pas pushimit të akuzës për “korrupsion” ngritur ndaj Xhikës, dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, e cila po i heton tre ish-zyrtarët vetëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!