Abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan/ Dashamir Xhika kërkon lirinë

schedule17:20 - 1 Maj, 2018

schedule 17:20 - 1 Maj, 2018

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Krimeve, Dashamir Xhika, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim të detyrës”, i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të 27 shkurtit, që la në qeli ish-zyrtarin e Lartë.

Rekurs për vendimin kanë bërë edhe dy ish-vartësit e tij, të prangosur për të njëjtin hetim, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Rekursi në fjalë pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, nga një Kolegj i kryesuar nga gjyqtari Edmond Islamaj.

Nga ana tjetër, i dyshuari Alite, ka depozituar edhe një kërkesë për zëvendësim mase sigurie tek Krimet e Rënda. Kjo kërkesë që do të shqyrtohet në 2 maj. Tre ish-zyrtarët e Rrugëve akuzohen për abuzime të kryera gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!