Abuzimet me pronat/ Rikonfirmohen masat e sigurisë për zyrtarët në Spille

schedule22:22 - 23 Shkurt, 2018

schedule 22:22 - 23 Shkurt, 2018

Gjykata e Kavajës ka dhënë masat e sigurimit personal për personat që kanë abuzuar me ndarjen e tokave në Spille, përfshirë këtu dhe kalimin e pronësisë nga shtetërore në private e Poligonit të Qitjes së Komandës së Forcave Ajrore.
Në një seancë maratonë, Gjykata e Kavajës rikonfirmoi masën e arrestit me burg në mungesë për biznesmenin, Idlir Karkini. Edhe për Asim Arkaxhiun, ish-regjistruesin Kavajë, Aldo Kila, jurist pranë ZVRPP Kavajë, Shpendi Demën, Arben Dajan dhe Artur Toskun u dha arrest me burg. Detyrim paraqitje u vendos për Beqir Nuredinin, kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Arben Kajen dhe Julian Zhelegun.
Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumentave dhe përvetësim të pronave në mënyrë të paligjshme.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona dyshohet se kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110 mijë metra katrorë tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare të Spilles në Kavajë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!