Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg 4 zyrtarët e UTB-së, të akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre.
Të paktën deri në perfundim të hetimve, zyrtatët e universitetit bujqësor të Tiranës për abuzime me tenderat do mbeten në burg.
Kështu, arrest me burg u caktua për Ali Rasha, me detyrë drejtori i formës didaktike eksperimentale në UBT, Tahir Ballgjini përgjegës i sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë, Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendroretë UBT. /abcnews.al